Digital Marketing & FreeLance Boost
Trajnim për Digital Marketing & FreeLance
Instruktori
Erion Prokshi
Rreth trajnimit
Çfarë do të mësoni në trajnimin Digital Marketing? • Hyrje në Digital Marketing Njohja me marketingun digjital, kanalet kryesore të promovimit online dhe mënyrën se si bizneset ndërtojnë prezencën e tyre në internet. • Social Media Marketing – SMM Menaxhimi dhe promovimi i bizneseve përmes rrjeteve sociale, krijimi i strategjive, planifikimi i postimeve dhe rritja e audiencës. • Strategjia e Përmbajtjes në Rrjetet Sociale Krijimi i një plani profesional të përmbajtjes, përcaktimi i audiencës, kalendari i postimeve dhe organizimi i fushatave. • Content Writing – Shkrimi i Përmbajtjes Krijimi i teksteve informative dhe tërheqëse për website, blog, rrjete sociale dhe materiale promovuese. • Copywriting – Tekste që Shesin Shkrimi i titujve, reklamave, ofertave dhe thirrjeve për veprim që tërheqin vëmendjen dhe nxisin klientët të veprojnë. • Meta Business Suite Menaxhimi profesional i faqeve në Facebook dhe Instagram, planifikimi i postimeve, mesazhet, komentet dhe analizimi i performancës. • Meta Ads Manager Krijimi, menaxhimi dhe optimizimi i reklamave të paguara për Facebook dhe Instagram. • Facebook Ads dhe Instagram Ads Krijimi i fushatave reklamuese, përcaktimi i audiencës, buxhetit dhe objektivave të reklamimit. • LinkedIn Ads Promovimi i bizneseve, shërbimeve dhe mundësive profesionale përmes reklamave në LinkedIn. • Google Ads – Reklamimi në Google Krijimi i reklamave në rezultatet e kërkimit, përzgjedhja e fjalëve kyçe dhe menaxhimi i buxhetit të reklamimit. • SEO – Optimizimi për Motorët e Kërkimit Teknikat për përmirësimin e pozicionimit të një website-i në Google dhe rritjen e vizitave organike. • Google Analytics – Analiza e Performancës Matja e vizitave në website, analizimi i sjelljes së përdoruesve dhe vlerësimi i rezultateve të fushatave digjitale. • Email Marketing Krijimi i kampanjave me email, listave të kontakteve, newsletter-ëve dhe strategjive për komunikim me klientët. • Analizimi dhe Optimizimi i Fushatave Leximi i statistikave, matja e rezultateve dhe përmirësimi i reklamave për të arritur performancë më të mirë. • Freelance Boost – Fillimi i Karrierës në Freelance Udhëzime praktike për të filluar punën si freelancer dhe për të ofruar shërbime të Digital Marketing. • Qasje dhe Orientim në Upwork Krijimi dhe përmirësimi i profilit, prezantimi i shërbimeve, kërkimi i projekteve dhe aplikimi profesional për punë. • Projekt Praktik në Digital Marketing Zbatimi i njohurive përmes krijimit të një strategjie, përmbajtjeje dhe fushate reale të marketingut digjital.